PRAR lindi nga një ide e thjeshtë: çdo grua meriton të shkëlqejë, çdo ditë – jo vetëm në raste të veçanta.
Zgjedhim bizhuteri, syze dhe veshje që shkojnë me jetën tënde të përditshme: në punë, në një kafe me shoqet, në një darkë, ose si dhuratë për dikë që do.
Premtimi ynë
- Përzgjedhje me kujdes – mbajmë vetëm modele që na pëlqejnë vërtet dhe që do t'i mbanim vetë.
- Pagesë në dorëzim – paguan vetëm kur e merr porosinë në dorë.
- Dërgesë në gjithë Shqipërinë – me korrier, deri te dera jote.
- Zëvendësim falas – nëse ka defekt ose gabim, e rregullojmë.
Kush jemi
PRAR është një markë e re me rrënjë shqiptare. Emri ynë është firma jonë: çdo copë që zgjedhim duhet të të bëjë të ndihesh e veçantë.
Ke një pyetje? Na shkruaj – do të të përgjigjemi me kënaqësi.